English

Makina e blinduar, Berisha: S’kam ndërmend të shpenzojë asnjë qindarkë për automjete

Tiranë, 26 nëntor, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë shkrimet e botuara sot në median e shkruar për blerjen e një makine të blinduar me vlerë 700 milionë lekë.

Në një njoftim zyrtar, Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se kreu i qeverisë “nuk ka shpenzuar dhe nuk ka ndërmend të shpenzojë asnjë qindarkë për blerje të automjeteve me të cilat ai udhëton”.Nga ana tjetër lajmin e publikuar në median e shkruar, Zyra e Shtypit e Kryeministrit e cilëson si një shpifje të bërë nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.

“Sot kryetari i opozitës, lëshoi në gazetën e tij shpifjen e radhës. Kjo gazetë hapet me gërma kapitale “Blindohet Berisha, 700 milionë lekë për veturën e re luksoze””, thekson deklarata e Zyrës së Shtypit të Kryeministrit.

Në deklaratë theksohet se se ky lajm është vetëm shpifja e radhës. “Kryeministri disponon të gjitha automjetet e nevojshme të udhëtimit që ka trashëguar në Kryeministri kur ka filluar mandatin. Për të nuk është blerë dhe as nuk është parashikuar të blihet asnjë automjet shtesë, siç shpif kryetari i opozitës në gazetën e tij”, thuhet në deklaratën e kryeministrisë për shkrimin e botuar sot në media.

a.k/NOA

KOMENTE