English

Njoftim nga kompania celulare Plus

Kompania e katërt e telefonisë celulare Plus, njofton se në prag të festës së Pavarësisë organizon ceremoninë përuruese të Qendrës së Parë Teknologjike.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, për prerjen e shiritit do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Ceremonia zhvillohet ditën e shtunë më 27 nëntor 2010 ora 11.00, në Qendrën Teknologjike të Plus Communication pranë ish-Kombinatit të Drurit “Misto Mame” në Tiranë.

KOMENTE