Tiranë, 26 nëntor, NOA – Për 300 mijë lekë të reja një person në kryeqytet kishte marrë përsipër që të bënte në mënyrë të jashtëligjshme legalizimin e një banese të ndërtuar pa leje.
Policia e Tiranë bëri të ditur se personi i arrestuar është 47-vjeçari Dalip Koni, lindur dhe banues në Tiranë. Koni është arrestuar sot në momentin që ka qenë duke marrë shumën e parave nga personi të cilit i kishte premtuar legalizimin. Operacioni i koduar “Vila” është zhvilluar sot rreth orës 15:00.
Por pas 47-vjeçarit të arrestuar duket se qëndrojnë dhe persona të tjerë, të cilët garantonin përpilimin e dokumentacionit sipas mënyrës së duhur. Sipas burimeve nga policia hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë.
Gjatë arrestimit, Konit ju sekuestrua shuma e parave si dhe një sërë provash të tjera.
a.k/NOA