Rrëshen, 26 Nëntor, NOA – Forcat e policisë së Mirditës kanë nisur procedimin penal ndaj 22-vjeçarit Elidon Gjoka, me banim në fshatin Ndërfushaz, pasi ai akuzohet për tentativën e shkaktimit të një vrasje.
Konkretisht, siç bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, pas një telefonate të marrë nga salla operative në qytetin e Rrëshenit, forcat e policisë u vunë në ndjekje të dy personave që u gjendën duke u konfliktua, në prani edhe të një automatiku.
Menjëherë, ato u vunë në ndjekje të autorit në vendin e quajtur “Ura e Fanit” të Mirditës, duke parandaluar një vrasje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1automatik kallashnikov, 1 krehër me 30 fishekë si dhe 21 fishekë jashtë krehërit të cilët autori i kishte në xhepin e xhupit të tij, ku më pas i hodhi dhe u largua.
I lartpërmenduri ka goditur për motive të dobëta shtetasin V.D, i datëlindjes 1987, me banim në Kodër Rrëshen të rrethit Mirditë.
Materialet i kalojnë prokurorisë së Lezhës, për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga nenet 278/2 dhe 90 të Kodit Penal, në ngarkim të E.GJ., ndaj të cilit po punohet për ta kapur.
n.e/NOA