Tiranë, 26 Nëntor 2010 NOA - Masat ajrore te paqëndrueshme parashihet të mbeten serish prezente këtë të shtunë, pasi vranësirat dhe shirat do te dominojnë ne te gjithë territorin e vendit.
Por intensiteti i tyre do te jete i dobët.
Mesdita pritet të sjelle shkeputje me kthjellime ne pjesën me te madhe te territorit.
Shqipëria
Moti– E shtune, 27 nentor 2010
Sipas MeteoAlb:
Pjesa e dyte e dites do te shtoje intensitetin e shirave ne zonat jugore - juglindore Ku qytet si Saranda, Tepelena, Gjirokastra, Pogradeci. Korca, Erseka do te marrin shira te konsiderueshëm ndërsa veriu dhe qendra e territorit do te kene kthjellime me te dukshme. Ne zonat malore përgjatë kufirit lindor do te kete reshje te pakta dëbore.
Ne kushtet e destabilitetit atmosferik do te mbetemi gjate natës dhe deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit do te pësojnë një rënie te lehte ne mëngjes por mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne vend.
Era do të fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtësi 45 km/h dhe drejtim jugor - jugperëndimor kjo do te beje qe dallgëzimi ne det te jete 4 balle.
Europa
Moti – E shtune, 27 nëntor 2010
Evropa Juglindore dhe veriperëndimore do te dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore shoqëruara me stuhi ere te forte ku problematike situata do te jete serish ne Gadishullin e Ballkanit dhe zonën e Alpeve pasi reshjet do te jene me intensitete te larta.
Po ashtu ne kushte te paqëndrueshme atmosferike do te jene ishujt Britanike, Franca dhe nje pjese e Spanjes ku reshjet e shiut dhe te debores do te shoqërohen me ulje te temperaturave dhe me stuhi te forta ere.
Ne Europen verilindore do te vijojne serish reshjet e dëborës si edhe stuhitë e forta te erës.
Ndërsa pjesa tjeter e kontinentit Europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë:
E shtune, 27 nentor 2010
Rajoni i Medheut alarmon shkarkesa rrufesh dhe stuhi te forta ere;
Franca dhe Spanja rrezikohen nga reshje debore dhe temperatura te ulta;
Vendet nordike do te mbetet me ere te forte dhe reshje debore.
e.r/NOA