English

Parashikimi i motit për ditën e sotme nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 26 Nëntor 2010 NOA - Dita e sotme ka sjellë një fuqizim te vranësirave dhe qendra me presion te ulet atmosferik ne te gjithë rajonin dhe territorin shqiptar.

Shirat do te bien me intensitet te larte ne te gjithë vendin por problematike situata paraqitet ne zonat bregdetare dhe jugperëndim te vendit ku shirat do te shoqerohen me stuhi te forta ere dhe shkarkesa rrufesh.

Ne zonat malore verilindore dhe juglindore do te kete reshje te pakta debore.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe shira ne vend ku problematike situata do te jete ne veri-veriperëndim pasi shirat do te jene me intensitete te larta.

Qytetet si Kukesi. Peshkopia, Shkodra dhe Lezha do te marrin shira ne sasi te medha.

Po ashtu edhe pjesa jugore-jugperëndimore, Lushnja, Fieri. Vlora, Saranda, Himara dhe Gjirokastra do te kene shira te konsidreueshem.

Ne kushtet e destabilitetit atmosferike do te mbetemi ne mbremje por edhe gjate nates.

Temperaturat e mengjesit do te rriten me 2 grade por mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryjë e forte ne toke dhe ne det duke arritur shpejtesine mbi 80 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperendimor duke bere qe dallgezimi ne det te arrije mbi 8 balle.

Europa

Qendrat me presion te ulet atmosferik te vendosura ne rajonin e mesdheut dhe gadishullin e ballkanit do te sjellin destabilitet te atmosferes.

Vranesirat dhe shirat do te jene dominuese gjate gjithe dites ku me problematike situata paraqitet ne Ballkanin Perendimor pasi shirat do te jene te konsiderueshem dhe ne forme rrebeshi.

Problematike ne Ballkan do te jene edhe stuhite e forta te eres duke sjelle dallgezim te larte ne det.

Ne kushte te paqendrueshme atmosferike do te jete edhe verilindja e kontinentit Europian pasi qe ne oret e para te mengjesit do te kete vranesira dhe reshje shiu e debore. Gjithashtu ne kushte te vranesirave dhe reshjeve te shiut dhe debores do te jete edhe nje pjese e qendres se kontinentit.

Ndersa Europa jugperendimore dhe gadishulli i Skandinavisë do te dominohen nga moti i kthjellet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Gadishulli i Ballkanit alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Europa qendrore rrezikohet nga reshje shiu dhe dëbore;

Spanja alarmon per ere te forte dhe dallge te larta.

e.r/NOA

KOMENTE