English

Parlamenti rus: Masakrën në pyllin Katyn e urdhëroi Stalini

Moskë, 26 nëntor, NOA – Për herë të parë rusët pranojnë fajin në masakrën e ushtrisë polake. Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë ka miratuar sot një deklaratë, në të cilën thuhet se masakra e Luftës së Dytë Botërore në Katyn është kryer me urdhrin e ish diktatorit sovjetik, Josif Stalin.

Masakra e vitit 1940, me në të cilën janë vrarë afro 20 mijë oficerë polakë dhe shtetas të tjerë të njohur në pjesën perëndimore të Rusisë, nga policia sekrete sovjetike, një kohë të gjatë i ka rënduar raportet ndërmjet Rusisë dhe Polonisë.

Ish Bashkimi Sovjetik fillimisht për këtë masakër kishte fajësuar nazistët gjermanë.

Deklarata e sotme, përkundër kundërshtimit të Partisë Komuniste të Rusisë, po ashtu, flet se edhe shtetas sovjetikë ishin viktimizuar nga shtypjet e Stalinit.

NOA

KOMENTE