English

Pasqyra e Shtypit, 26 Nëntor 2010

Tiranë, 26 Nëntor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme debatin e djeshëm në parlament mes pozitës dhe opozitës për projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm. Ato paraqesin edhe intervistën e djeshme të dhënë për “Opinion” nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Sikundër gazetat paraqesin dhe vendimin e gjykatës për anëtarët e bandës së Lushnjës, plot 277 vite burg dhe dy të përjetshëm.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Kuvendi, çfarë ndodhi pas mesnate”, i cili citon të gjitha debatet e djeshme në seancë plenare orët e vona të natës për miratimin e buxhetit të shtetit.

“Blushi: Berisha ka vjedhur në shtëpinë e gjyshit tim kur e mjekonte”, është një artikull që citon një deklaratë të bërë deputeti socialist, në adresë të kryeministrit, shoqëruar me “Berisha: Blushit ia vinin dorën në allçi, se vidhte fqinjët”.

“Ligji për sahatet e dritave, si do veprohet” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Delegacionet VIP/ Qeveria 700 mijë dollarë për makinë të blinduar”, i cili tregon vendimin e fundit të marrë nga qeveria.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Topi: Bllokimi i dekreteve në Kuvend, jo i bazuar në ligj, kandidatët u përçudnuan”.

Ndërkaq, në rubrikën ‘politikë’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Berisha: Rama, 20 mijë euro për një kostum/ Rama: I qep te Myslym Shyri”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Padi penale për kreun e Urdhrit të Farmacistëve”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Strasburgu, shuplakë qeverisë për Rrapon”, i cili tregon detaje nga një letër e evropianëve dërguar qeverisë për almir Rrapajn.

“Skandali/ Profesori denoncon: Pazar me specializimet e mjekëve”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar një interviste.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Kodi i Punës: Burri 3 ditë leje kur lind gruaja, kjo tre ditë kur sëmuret burri”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Rama: Marrëveshje tjetër për krizën”, i cili tregon platformën e selisë rozë për zgjidhjen e ngërçit politik.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “HEC-et, prokuroria merr në pyetje Edi Palokën”.

Ndërsa çështja e paktit detar, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Rinegocimi me Greqinë, detyrimisht do lejen time”.

“Ndëshkohen 4 policë për incidentin ndaj deputetes Vokshi” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Berisha: Unë 3-fishova buxhetin, Rama 99-at”, i cili i referohet replikave të djeshme në Kuvend mes kryeministrit dhe kreut të deputetëve socialistë, Ruçi.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Topi: Ngërçi, përgjegjësia për pasojat, është e partive”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Vendimi/ Banda e Aldo Bares, me dy burgime të përjetshme”.

Ndërsa në rubrikën “opinion” do të lexoni “Nga Frrok Çupi/ Majmuni akademik”.

***

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 26 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE