Durrës, 26 nëntor, NOA – Një ngjarje e rëndë, me pasojë vdekjen e një personi mësohet se ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në zonat periferike të Durrësit.
Siç mësohet prej agjencisë së Lajmeve NOA nga burimet policore të qytetit bregdetare, ajo ka ndodhur në vendin e quajtur Bisht-Pallë, të komunës Katund i Ri në Durrës, ku ka gjetur vdekjen Olsi Voja, 34 vjeç.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore lidhur me këtë ngjarje rezulton se personi në fjalë ka gjetur vdekjen aksidentalisht si pasojë e rrymës elektrike gjatë kohës kur po tentonte të kryente një lidhje të energjisë nga shtylla elektrike me lokalin e tij.
Materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA