English

Rahoveci, AAK dhe PDK: Të nxjerrim mësime

Rahovec, 26 nëntor, NOA - Nga rasti i Rahovecit, duhen nxjerrë mësime para zgjedhjeve të përgjithshme. Ky ka qenë reagimi i dy partive kosovare, PDK dhe AAK, pas humbjes së balotazhit në komunën e Rahovecit, ku fitues i tij doli kandidati i Lidhjes Demokratike, LDK.

Duke e pranuar gjithsesi rezultatin e zgjedhjeve në Rahovec, këto dy parti janë shprehur se ky rast duhet të shërbejë si shembull për të mos lejuar keqpërdorimin e votës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 12 dhjetor.

Sipas tyre, gjithashtu duhet ndërmarrë edhe një vëzhgim më i madh i përfaqësuesve, edhe ndërkombëtarë, edhe vendorë, që duhet të mbikëqyrin zgjedhjet, duke e cilësuar procesin e Rahovecit si një mësim të mirë jo vetëm për vete, por në radhë të parë edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e Rahovecit, kandidati i LDK-së priu me 27.6 përqind të votave, ai i AAK-së, 26.7 ndërsa kandidati i PDK-së me 26.5; ndërsa pjesa tjetër e votave u shkoi dy subjekteve politike që morën pjesë në garë, AKR-së dhe LDD-së.

n.e/NOA

KOMENTE