Tiranë 26 nëntor, NOA – Seanca e djeshme e Kuvendit për miratimin buxhetit të vitit 2011 është cilësuar nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama si shenja më domethënëse e problemeve që ka pushteti i vjedhur nga mazhoranca.
Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, i cili para pak çastesh përfundoi, kreu i PS-së u është referuar deklaratave të bëra dje nga kreu i qeverisë duke hedhur mes qëndrimeve parimore edhe akuza personale ndaj tij.
“Një shfaqjeje jashtëzakonisht shqetësuese për gjendjen mendore të kryeministrit dhe për këtë pushtet të vjedhur që rri mbi kutitë e mbyllura dhe nuk i ka mbetur gjë veçse të ribëjë dhe ç’bëjë buxhete të mbështetura mbi manipulime shifrash”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë qendrore socialiste.
Ai u shpreh se buxheti i ri është një piramidë e ngritur jo mbi themelin e një ekonomie që funksionon , por mbi nevojën e një pushteti që nuk funksionon.
Kreu i PS-së theksoi në fjalën e tij se buxheti takson njëlloj të pasurit dhe të varfrit. “Ko është një ekonomi që nuk funksionon, nuk ka asgjë më tallëse sesa krahasimi me Gjermaninë”, tha Rama.
a.k/NOA