English

Roja i karburantit fshihte armatime, arrestohet

Durrës, 26 nëntor, NOA – Një roje karburanti është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë së Durrësit, ndërsa mbante të fshehura armatime.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari është 28-vjeçari Mentor Gjeta, banues në rrethin e Durrësit.

Arrestimi i tij u bë pasi në orët e vona të natës, në fshatin Shkafanë, gjatë një kontrolli të kryer nga shërbimet e policisë në një pikë karburanti ku ky person ishte i punësuar si roje, i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë Zastava dhe një krehër me dy fishekë; si edhe 1 automatik model 56 së bashku me një krehër me 21 copë fishekë; armatime të cilat ky person i mbante pa leje.

Materialet proceduriale për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE