English

Rruga e Plakut për në Vlorë, të plotësohet me fakte

Muzeu kombëtar i pavarësisë në Skelë nuk është vetëm godina origjinale e këtillë nuk duhet të mbetet, por janë edhe dokumentet që kanë arkivat e shqiptarëve nëpër botë. Duhet të mblidhen të gjurmohen dhe të bëhen publike dhe të mos i lëmë të varrosura në ndonjë qoshe apo arkiv të mbytur nga pluhuri. Kjo është historia jon,ë prandaj kërkohet që ajo të vendin e saj.

Nga Gëzim Llojdia*

Vlorë, 26 nëntor, NOA/ Gëzim Llojdia - Muzeu në Skelë të Vlorës nuk e ka të shkruar gjithë atë histori, as të arkivuar, as të digjitalizuar. Është e shkruar në muzen e Kavajës. Bëhët fjalë për dy ditë përpara se të shpalosej flamuri kombëtar dhe të shpallej Pavarësia. Nëse se të gjitha fokusimet mbeten brenda një qyteti siç është Vlora, që realisht ka qenë kryeqendra e asaj dite të rëndësishme, por të mos i lëmë historisë asgjë mangut. Një dokumentacion, që mbartet nëpër qytete të tjera të vendit duhet të jetë edhe në atë që ne e quajmë muze kombëtar. Është rrugëtimi i grupit që shkonte në Vlorës. Në SHBA, ka pasur gazeta shqiptarësh deri vitet e fundi, që kanë sjellë dokumenta historike e foto të ruajtur nga kjo ngjarje historike, fotografi të cilat u morën me vete nga mërgimtarët të cilat i botuan ose i arkivuan nëpër vendet që mërguan. Ne kemi nevojë të njihemi dhe ti kemi të përhershme nëpër memuare , arkiva të gjitha fotot apo dokumentet shqiptare, që kanë gjezdisur botën. Shqiptarët e diasporës e shkruanin ndryshe historinë e kësaj dite pa retushme nëpër gazetat apo mediat që kishin ku hidhnin lajmet e ndryshme. Dokumente të tjera gjenden nëpër arkiva të shqiptarëve të cilët i ruajnë si sytë e ballit, por nuk ekspozojnë sepse askush nuk ua kërkon duke i lënë këto dokumente të mbeten të harruar të groposura dhe të paekspozuara. Shumë studiues dhe të tjerë të interesuar në këtë fushë shprehen se disponojnë ose kanë parë materiale që gjenden nëpër arkiva të ndryshme personale.

Këto dokumente mund të thithen nga institucionet të cilat kanë këtë mision dhe për të cilin shteti ynë i paguan. Nuk mund të presim dhe gjithë kohën të shpresojmë se një ditë këto do të bëhen dhe kurse do të bëhen. Muzeu kombëtar i pavarësisë në Skelë nuk është vetëm godina origjinale e këtillë nuk duhet të mbetet, por janë edhe dokumentet që kanë arkivat e shqiptarëve nëpër botë. Duhet të mblidhen të gjurmohen dhe të bëhen publike dhe të mos i lëmë të varrosura në ndonjë qoshe apo arkiv të mbytur nga pluhuri. Kjo është historia jonë prandaj kërkohet që ajo të vendin e saj.

Vetëm F.SH në Vlorë ka të trashëguar një arkiv të madh me dokumente dhe gazeta, që do të mund të plotësonin dhjetëra hapësira boshe të këtij muzeu. Më e thjeshta këto dokumente të ruhen të fotokopjuara. Krahas kësaj këto dokumentet kërkohen të studiohen dhe të shikojnë dritëzën e botimit. Kush do t’ië sjell në media dhe si ,cili studiues apo punonjës shkencor i institucionit e bënë këtë në ditët e sotme ?

Ndër rrugët më të thjeshta është heshtja .Ndër rrugët më të vështira është të bësh këtë punë si gjeologu kërkon diademën e skërkave. Ditët e këtij muzgu ne i kemi parë herët.

Sepse jemi më të përvëluarit për arkivat sepse ato ose i gjetëm të djegura ose të grisura, ose të zhdukura nëpër mjegulla historie. Nga të gjitha studimet flitet vetëm për ditën kryesore, pra 28 nëntorin. Kurse për ditët e mëvonshme ka fare pak dokumentacion. Kjo mund të jetë edhe për ditët e para 28 nëntorit. Kështu është rasti botimit të firmëtarëve të flamurit në Elbasan. Por shpreh të dhëna të cilat duhet të përmblidhen në një vijë të në udhë përshkimin e grupit në krye I.Qemali drejt ditëve qytetit të tij të lindjes në fund nëntorit, për misionin e madh të Pavarësisë. Ndërkaq, më ka bërë përshtypje imtësia dhe faktet, që ka hedhur Fieri në ëeb e tij. Këto fakte dhe dokumente duhen shkruar në gjithë atë histori. Kjo histori e vogël e dokumentuar është pjesë e asaj historie të madhe. Ky është një tregues, që duhet të kenë të gjithë vendet nga ku kaloi grupi i pavarësisë drejt qytetit të Flamurit. Kështu mund të bëhej udhë-përshkrimi i plakut të Vlorës me detaje drejt qytetit të Vlorës. Janë të rëndësishme të dhënat sepse sintetizojnë historinë, çdo detaj është një fakt, më tepër në këtë mision të rëndësishëm të vendit tonë. Rruga, që përshkoi plaku i Vlorës për në Vlorë ka nevojë të plotësohet me fakte të reja. Ka nevojë të detajohet. Ka nevojë të plotësohet dita kur u ngrit flamuri në Elbasan, Durrës dhe në qytete të tjera .

Vitet e fundit janë botuar mjaftë dokumente, që të grishin për këto datat,por ende nuk është një e tërë sepse ato ndodhen diku të botuara, në ndonjë speciale periodiku por ende nuk janë bashkë të gjitha të dhënat. Po i kësaj rëndese mbetet edhe dita e ngritjes së Flamurit. Një periodik e përcjell ndryshe , tjetri ndryshe dhe tek secili gjene fjalë të ndryshme të I. Qemalit. Pyetja, që shtreson gjithë këtë radhë është: E vërteta e fjalëve të plakut të Vlorës ku është thënë e plotë?

A do të mund studiuesit të na sjellin një ndërtim të saktë me të gjitha këto dokumentet që janë zbuluar ,që janë publikuar deri në Amerikën e largët ? Sepse ende mbetet dossier periodikësh shqiptar dhe jo studim i zërave të njohur të historiografisë shqiptare.

* Shkrim i dërguar nga autori

KOMENTE