English

Skandal në Tiranë vajza të mitura bëjnë prostitutën në hotel “Rogner Europapark”

Shfrytëzohet e mitura si prostitutë, kapet ajo vetë dhe tutori i 3 vajzave

Tiranë, 26 Nëntor 2010 NOA - Shfrytëzonte një 17-vjeçare si prostitutë, arrestohet tutori. “Liqeni II” u kodua operacioni në pranga të të cilit ranë Faket Begani, 21-vjeç, lindur e banues në Tiranë, si dhe shtetasja me iniciale K.V, 17 vjeç, banues në Tiranë, e cila shfrytëzohej për të prostituuar. Dy personat ishin shpallur prej disa ditësh në kërkim nga policia.

Mësohet se vajzat dërgoheshin në dy hotelet luksoze “Rogner” dhe “Grand”, ndërsa për çdo akt tutorët e tyre merrnin 100-200 euro.

Sipas policisë, Begani në bashkëpunim edhe me Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushin, tashmë të arrestuar kanë shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë 6 mujore tre shtetase me iniciale Z.M, 21 vjec, F.C, 17 vjeç, dhe K.V, 17 vjeç, me banim në Tiranë. Policia bën me dije se për shkatërrimin e këtij rrjeti në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është regjistruar procedimi penal në ngarkim të tyre i cili është ndjekur me metoda speciale hetimi.

Nga hetimi i bërë deri më tani ka rezultuar se klientët siguroheshin nga shtetasit Faket Begani, Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi me qëllim shfrytëzimin e tyre kundrejt pagesës në hotele të ndryshme në Tiranë.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “shfrytëzimit të prositucionit” dhe “prostitucion”.

e.r/NOA

KOMENTE