English

Akademia Politike e PS, Rama: Vendi qeveriset padrejtësisht

Tiranë, 27 nëntor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka përshëndetur sot nisjen e punës së forumit më të ri socialist Akademi Politike e PS. Në fjalën e tij Rama është ndalur në idenë që solli ngritjen e kësaj strukture. Ai u shpreh se aty do të gjejnë vendin ata që duan të kontribuojnë në politikë edhe pa qenë pjesë aktive e saj.

“Ky proces është jo thjesht një punë forume për të gjitha ata të rinj që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij projekti, por formuese edhe për ne në ballafaqimet e këtij realiteti”, tha Rama.

Rama u shpreh se vendi ka nevojë për më shumë drejtësi, duke theksuar se qytetarët e kanë humbur besimin te drejtësia. “Nuk gjejmë drejtësi të drejtësia sepse vendi qeveriset padrejtësisht”, u shpreh Rama duke shtuar se “politika është bërë përditë e më shumë një arenë ku zhvillohet një shfaqe e cila ushqen padrejtësinë”.

Kreu i PS-së theksoi se i takon së majtës, si forca më e madhe politike e vendit, që ta adresojë këtë problematikë që ka sot vendi.

“Sot qeveria është e kërcënuar nga zbrazja e kuptimit të fjalës drejtësi dhe nga humbja e shpresës se fjala drejtësi do të marrë kuptim”, tha Rama.

a.k/NOA

KOMENTE