Tiranë, 27 nëntor, NOA – Akuzave ndaj zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, Partia Socialiste u ka shtuar edhe disa prona të tjera, që sipas saj janë të padeklaruara.
Deputeti i PS, Taluant Balla tha sot për mediat se Meta rezulton se ka në pronësi, nëpërmjet personave të tretë, një gurore në Skrapar, si dhe një qendër tregtare në bllok dhe dyqan.
“Ajo që po denoncojmë sot është fakti se pronat të tjera sikurse një qendër tregtare në bllok, një dyqan tjetër përsëri në bllok, ndërtesa e LSI, gurorja në Skrapar, i shtohen apartamentit 600 metra katrorë dhe vilës në Gjirin e Lalzit si pasuri të padeklaruara, për të cilat Ilir Meta duhet të përgjigjet dhe të japë shpjegime”, tha Balla.
Por akuzat e PS-së nuk kanë përfunduar me kaq. Balla u shpreh se shumë shpejt do të ketë publikime dhe për një biznes që sipas tij Meta e ka me serbo boshnjakun Damir Fazlliç.
“Vetëm një njeri që e ka përdorur dhe e përdor politikën si biznes mund të ketë pasuri të tilla marramendëse. Në ditët në vijim do të fillojmë të zbardhim për shqiptarët një aferë shumë të rëndë korruptive ku Ilir Meta është vendosur nën hyqmin e sekserit serb Damir Fazlliç”, tha Balla.
Ai u shpreh se shqiptarët e dinë që Ilir Meta ka frikë nga transparenca e kutive të votimit, “por tashmë po kuptojnë se Ilir Meta ka frikë edhe nga transparenca e pasurive të veta”.
Balla nuk paraqiti dokumente për akuzat që bëri publike, por theksoi ka marrë për bazë akuzat që i janë bërë Metës nga persona brenda LSI-së.
“Duke marrë indicio nga akuzat brenda partisë së tij për një gurore në Skrapar. Rezulton se pronari i kësaj guroreje të jetë i njëjti person që sipas LSI është edhe pronari i ndërtesës së partisë së Ilir Metës. Nuk ka asnjë dyshim që pronari i vërtetë edhe i ndërtesës së LSI por edhe i gurores në Skrapar nuk është ndonjë sekser i vogël, por një krye-sekser