English

Basha: Kemi marrë masat për përmbytjet, situata në Liqenin e Shkodrës, problematike

Shkodër, 27 nëntor, NOA - Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka nisur sot inspektimet në zonën e Shkodrës për të parë nga afër masat që janë marrë për përballimin e përmbytjeve. Kreu i Ministrisë së Brendshme ka zhvilluar një mbledhje dhe me drejtuesit e Shtabit të Emergjencës në këtë qark.

Basha ka theksuar se janë marrë të gjitha masat për të mos pasur probleme. Ai ka theksuar se “situata më problematike paraqitet në Liqenin e Shkodrës, ndërsa në hidrocentrale është e normalizuar”.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Shkodër raporton se mbledhjen e Shtabit të Emergjencës është bërë për të bërë një plan masash. Situata në Liqenin e Shkodrës është cilësuar si problematike, për këtë qëllim në mbledhjen me ministrin janë raportuar dhe zhvillimet e fundit.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se prioritet mbetet shpëtimi i jetës së njerëzve, ndërsa më pas duhen fokusuar përpjekjet në eliminimin e dëmeve materiale.

a.k/NOA

KOMENTE