Portland, (SHBA), 27 nëntor, NOA - Një 19 vjeçar me prejardhje somaleze ka provuar të kryejë një sulm me autobombë, në qytetin e madh amerikan Portland. Policët e kanë arrestuar gjatë një ceremonie për ngritjen e pemës së Krishtlindjeve, kur me një telefon mobil po provonte të aktivizonte një mjet të dyshuar shpërthyes.
Agjentët e maskuar e kishin furnizuar Mohamed Osman Mohamud-in me pajisjen shpërthyese e cila ishte inaktive. Për masën e njerëzve nuk ka ekzistuar asnjë rrezik, njoftoi policia federale.
Në qershor policia kishte mësuar, se Mohamud kishte vendosur kontakt me një person në provincën veriperëndimore të Pakistanit. Kjo pjesë e Pakistanit konsiderohet si çerdhe e ekstremistëve.
NOA/DV