English

Hilari Klinton: Pavarësia e Shqipërisë u mbështet fort nga SHBA më 1919

“Historia e miqësisë dhe interesat e bashkëndara midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara u çimentua në Konferencën e Paqes të Parisit në vitin 1919, kur Presidenti Udrou Uillson mbështeti me forcë pavarësinë e Shqipërisë”, - thotë Klinton në një mesazh të posaçëm për shqiptarët ku uron edhe “në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara”

English Version Below

Uashington, DC, SHBA 27 Nëntor 2010 NOA Update/ Rid Bulku – Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton, duke uruaru shqiptarët për festën e Pavarësisë, shpreh një fakt të kohërave kur thekson se Amerika e kishte mbështetur fort pavarësinë e Shqipërisë, shtatë vjet pasi ajo u shpall nga Ismail Qemali në Vlorë.

“Historia e miqësisë dhe interesat e bashkëndara midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara u çimentua në Konferencën e Paqes të Parisit në vitin 1919, kur Presidenti Udrou Uillson mbështeti me forcë pavarësinë e Shqipërisë”, - thotë Klinton në një mesazh të posaçëm për shqiptarët ku uron edhe “në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara”.

Më poshtë vijon letra e plotë e zonjës Hillary Rodham Clinton:

“Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj popullin e Shqipërisë teksa festoni Ditën e Pavarësisë më 28 nëntor. Historia e miqësisë dhe interesat e bashkëndara midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara u çimentua në Konferencën e Paqes të Parisit në vitin 1919, kur Presidenti Udrou Uillson mbështeti me forcë pavarësinë e Shqipërisë. Që nga ajo kohë, Shqipëria ka bërë shumë kontribute me vlerë për të promovuar paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Si një partnere e NATO-s dhe si këshilltare për vende të tjera të Ballkanit që aspirojnë të hyjnë në NATO, Shqipëria luan një rol kyç dhe proaktiv në çuarjen përpara të integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara gjithashtu nderojnë përkushtimin e Shqipërisë ndaj misionit të ISAF në Afganistan dhe angazhimin e saj për të mbrojtur paqen kudo në botë. Mbështetja jonë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet e palëkundur. Liberalizimi i vizave nga BE-ja për Shqipërinë kohët e fundit është një tregues i fortë i përparimit që vendi juaj vazhdon të bëjë drejt anëtarësimit të plotë në bashkësinë euro-atlantike. Pres me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë me Shqipërinë për çështje me rëndësi rajonale dhe globale teksa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje demokratike, të sigurt dhe të begatë për të dy popujt tanë. Iu uroj të gjithë popullit të Shqipërisë një festim të sigurt dhe të gëzuar të Ditës së Pavarësisë”, - përfundon mesazhi i zonjës Klinton.

e.r/NOA

English Version

Albania's National Day

Hillary Rodham Clinton Secretary of State

Washington, DC

On behalf of President Obama and the people of the United States, I congratulate the people of Albania as you celebrate your Independence Day on November 28. The history of friendship and shared interests between Albania and the United States was cemented at the 1919 Paris Peace Conference, where President Woodrow Wilson strongly supported Albania’s independence. Since then, Albania has made many valuable contributions to promote peace and security in the Western Balkans. As a NATO partner and an advisor to other Balkan countries aspiring to join NATO, Albania plays a crucial and proactive role advancing regional integration and stability. The United States also honors Albania’s commitment to the ISAF mission in Afghanistan, and its dedication to protecting peace around the world. Our support for Albania’s entrance to the European Union remains firm. The EU visa waiver Albania recently received is a strong indication of the progress your country continues to make toward full membership in the Euro-Atlantic community. I look forward to continuing our partnership with Albania on issues of regional and global importance as we work together toward a democratic, secure, and prosperous future for both our people. I wish all the people of Albania a safe and happy Independence Day celebration”.

KOMENTE