Reggio Emilia/Itali, 28 Tetor, NOA- Kokainë në vend të pagës. Kështu i ka shpërblyer punëtorët e tij një sipërmarrës ndërtimesh në Castelnuovo Monti, (Reggio Emilia). Një praktikë që kishte filluar nga korriku i vitit 2009.
Një biznesmen italian është arrestuar nga policia vendase në masa kufizuese të kërkuara nga prokurorja Maria Rita Pantani dhe nënshkruar nga gjyqtarja Antonella Pini Bentivoglio me akuzën kokainë në këmbim të punës.
Tregtari i padyshuar i drogës është denoncuar gjithashtu dhe nga dy muratorë përkatësisht të moshës 23 dhe 30 vjeç, të cilët në disa raste kishin kryer dërgesat në emër të "sipërmarrësit” të tyre. Sipas hetimeve droga vendosej në disa vende të veçanta në kapanonet e firmës.
Hetimi është mbështetur edhe nga regjistrimet telefonike.
a.e/NOA