Lisbonë, 27 nëntor, NOA – Kriza ekonomike në Portugali mund të mos sjellë pasoja shumë negative. Pas miratimit të një buxheti me masa të rrepta kursimi kryeministri portugez Jose Socrates u shpreh plot besim për mundësitë financiare të vendit të tij.
“Portugalia plotëson të gjitha kushtet për t'u financuar në tregje”, tha kryeministri i vendit që ka dhënë shenjat e para të një kize ekonomike.
Ai u shpreh optimist, se miratimi i buxhetit do të kontribuojë që të forcojë besimin e tregjeve. Socrates i bëri thirrej Bashkimit Evropian që të propozojë shpejt një plan që do të ruante stabilitetin e eurozonës. Portugalia shihet si kandidati i radhës për futjen nën ombrellën e mbrojtjes financiare të BE-së. Ndërkohë që Irlanda është quajtur si i “sëmuri” radhës i eurozonës.
a.k/NOA