English

Lëvizja për Bashkim, ceremoni festive për 28 Nëntorin në Morinë

Prishtinë, 27 nëntor, NOA - Lëvizja për Bashkim do të festojë festën e 28 Nëntorit përmes organizimeve festive nëpër qytete të ndryshme të Kosovës si Gjakovë, Rahovec, Ferizaj, Therandë etj.

Drejtuesit e Lëvizjes për Bashkim shprehen se organizimi qendror është ai me moton “PA KUFIJ – KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI” i cili do të zhvillohet në kufirin shqiptaro-shqiptar (Morinë).

Qindra aktivistë të lëvizjes nga ana e Kosovës dhe aktivistë të Forumit Rinia Aktive nga ana e Republikës së Shqipërisë do të marshojnë nga të dy anët në drejtim të kufirit me flamuj mbi supe dhe aty do ta zbulojnë tabelën me mbishkrimin “PA KUFIJ – KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI”. Sipas njoftimit të Lëvizjes për Bashkim qëllim i këtij aktiviteti është që të shprehet qëndrimi kundër ekzistimit të kufirit midis shqiptarëve.

Ky aktivitet do të zhvillohet më 28 Nëntor 2010, në ora 13:00. Udhëtimi për në kufi do të jetë i organizuar me autobusë nga Prishtina.

a.k/NOA

KOMENTE