Tiranë, 27 Nëntor 2010 NOA/ R. Bulku - Në një nga festat më luksoze që janë zhvilluar ndonjëherë në Tiranë, të enjten mbrëma u prezantua për të gjithë admiruesit produkti më i ri Martini Gold by Dolce & Gabbana.
Personalitete nga arti, media, politika dhe biznesi kishin zgjedhur veshjet më elegante të frymëzuara nga klasi unik i ikonave të modës Dolce & Gabbana dhe u bënë kumbarët e hedhjes në tregun shqiptar të Martini Gold by D&G e sjellë ekskluzivisht në Shqipëri nga kompania Marketing & Distribution.
Dolce & Gabbana kanë stiluar formën e shishes, paketimin dhe shijen sensuale të paprovuar më parë të Martini Gold duke ruajtur identitetin e tyre në ngjyrën e zeze dhe të artë.
Dy stilistët e famshëm italianë kanë realizuar kështu një partneritet të rrallë me Martinin, që është pjesë e kompanisë ndërkombëtare Bacardi - Martini Group.
Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana – janë shprehur se ky projekt i përbashkët forcon një marrëdhënie që ka zënë fill 10 vite më parë.
Ndryshe nga shtëpi të tjera të modës që bashkëpunojnë me firma të famshme bizhuterish, restorantesh apo hotelesh dy ikonat italiane bënë një zgjedhje unike duke krijuar Martini Gold by D&G. Stilisti Domenico Dolce është shprehur publikisht se është një adhurues i Martinit Gold dhe e konsideron angazhimin e D&G si një përputhje perfekte të një trashëgimie të veçantë.
Kësaj martese të dy firmave të njohura italiane Martini dhe D&G nuk mund t’i mungonte një tjetër ikonë italiane sensuale me përmasa botërore, siç është Monica Belluci e cila është përzgjedhur si imazhi i Martini Gold.
Xhirimet për reklamën e Martini Gold by D&G u zhvilluan në kryeqytetin Italian Romë, vetëm 6 javë pasi Monica Belluci solli në jetë vajzën e saj Leonie. Aktorja me famë botërore, që këmbëngul se është 100% italiane edhe pse jeton prej vitesh në Francë me bashkëshortin, u shfaq më e bukur se kurrë në rrugët antike të Romës teksa xhironte reklamën e Martini Gold by D&G.
Me një dekolte të admirueshme të fustanit të zi elegant dhe buzë të kuqe Bellucci realizoi suksesshëm reklamën e pijes më të njohur të momentit në një atmosferë romane.
r.b/NOA