English

Pasqyra e Shtypit, 27 Nëntor 2010

Tiranë, 27 Nëntor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme debatin e pardjeshëm në parlament mes pozitës dhe opozitës për projekt-buxhetin 2011 dhe daljen kundër të Blushit ndaj grupit të PS, duke votuar për të.

Ato paraqesin edhe paditë në familjen Dajti, nusja ndaj vjehrrit dhe anasjellas. Sikundër gazetat paraqesin dhe artikullin e “Daily Mail” i cili e paraqet Shqipërinë si një perlë turistike.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Lokali erotik, akuza ministrit”, i cili citon të gjitha debatet e pardjeshme në seancë plenare orët e vona të natës për miratimin e buxhetit të shtetit.

“Dramë pleqërie në kryeqytet/ 78-vjeçari akuzon gruan për abort”, është një artikull që citon një ngjarje të ndodhur te zona e Xhamllikut në Tiranë.

Ndërsa çështja e vizave mbërrin përmes artikullit “Serbia: Heqim vizat me Shqipërinë, para 15 dhjetorit”

“Bjordi dhe Adela: Nuk ështtë turp të kursesh lekë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Replikat e plota/ Blushi: Votova kundër buxhetit dhe bojkotit të PS”, i cili tregon vendimin e deputetit socialist për të dalë kundër grupit parlamentar PS.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Pirro Çako: Pse u ndava me Irmën, nuk ia fal lidhjen e shpejtë me biznesmenin”.

Ndërkaq, në rubrikën ‘politikë’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “I ati i Dritan Dajtit në polici: Më mbroni nga nusja e djalit”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ushtarakët, peticion qeverisë për pensionet”.

Gazeta Shqip ka si titull kryesor të saj “Pakti me Athinën, ngecin bisedimet”, i cili tregon detaje nga vizita e shefit të Forcave të Armatosura, Maksim Malaj në Athinë dhe bisedimet me homologët.

“Lushnja/ mbetet e trembur nga bandat”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar vendimeve të gjykatës për anëtarët e Bandës së Lushnjës.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Rama: Basha në krye të manipulimit të listave zgjedhore”.

Gazeta Shqiptare hapet me titullin kryesor “Sherr te familja e Dajtit/ Gruaja dhe babai, padi njëri-tjetrit në gjykatë”, i cili tregon paditë në familjen Dajti, nusja ndaj vjehrrit dhe anasjellas.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Çiljeta dhe Rozana, shpërthim erotik në publik/ Ja fotot”.

Ndërsa çështja e bojkotit të parlamentit, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Blushi thyen vendimin e grupit të PS, voton kundër buxhetit”.

“Mjekësia, dekani përplaset me rektorin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Votimi i buxhetit 2011, Blushi thyen bojkotin”, i cili i referohet bojkotit të vendimit për bojkot të parlamentit, që deputeti i PS, Ben Blushi, bëri duke votuar buxhetin 2011.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Daily Mail: Shqipëria, ylli i ri i Adriatikut”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ambjentalistët/ Rama: Mos vish lëkurë gjarpri”.

Ndërsa në rubrikën “opinion” do të lexoni “Nga Kastriot Islami/ Buxheti i ngurtësuar”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 27 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA
KOMENTE