English

Putin: Monopoli i dollarit po dëmton ekonomitë botërore

Berlin, 27 nëntor, NOA - Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin bëri thirrje për largim nga monopolizmi i tepërt i dollarit si valutë botërore rezervë.

Sipas mendimit të tij, një monopolizëm i tillë dëmton ekonominë globale, e bën atë të çekulibruar. Putin mendon, se valutë rezervë mund të bëhet euro.

“Për shkak të problemeve në Portugali, Greqi dhe Irlandë euro po lëkundet pak, por në përgjithësi kjo është valutë e besueshme”, deklaroi ai në forumin ekonomik në Berlin. Putin përmendi për marrëveshjet ruso-kineze, të cilat kanë të bëjnë me kalimin nga përdorimi i dollarit tek përdorimi i valutave kombëtare.

a.k/NOA

KOMENTE