English

Sekuestrohet sasi rekord droge, 20 tonë hashash transportohej në tunel

San Diego, (Meksikë), 27 nëntor, NOA – Policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo Meksikane kanë arrestuar një prej sasive më të mëdha të dogës. Rreth 20 tonë marihuanë është bllokuar nga policia në San Diego, vendin që njihet për trafikun e madh të lëndëve narkotike.

Por ajo që bën më interesante këtë operacion është mënyra e bërjes së kontrabandës. Droga kalonte kufirin meksikan për në atë amerikan nëpërmjet një tuneli me gjatësi 670 metra.

Tuneli ishte i pajisur me binarë, vagon, drita dhe ventilim. Hyrja e tunelit ishte kuzhina e një shtëpie në qytetin meksikan Tijuana. Ndërsa fundi i tij ishin dy depo në anën tjetër të kufirit në San Diego.

Ky është kalimi i dytë nëntokësor i këtij lloji i zbuluar në San Diego në muajin e fundit.

Zbulimi nisi pas bllokimit që policia i bëri një kamioni, që dilte nga njëra prej dy depove dhe në të gjetën mbi 12.5 tonë drogë, ndërsa tre deri katër tonë të tjera u gjetën brenda kalimit nëntokësor. Edhe nga ana meksikane e kufirit u gjetën 3-4 tonë marihuanë.

Në SHBA janë arrestuar dy persona, kurse në Meksikë pesë të tjerë për shkak të dyshimit se e kanë përdorur këtë tunel për kontrabandim të drogës.

Në fillim të nëntorit policia pati zbuluar 20 tonë marihuanë që kontabandohej nëpër një tunel tjetër dhe që ishte sasia më e madhe e drogës së sekuestruar në SHBA. Unsueta shprehu bindjen se prapa dy tuneleve të zbuluar qëndron karteli meksikan i drogës Sinaloa, në krye të të cilit është i “famshmi” Joacin "Chapo" Gusman.

a.k/NOA

KOMENTE