Kabul, 27 nëntor, NOA - Dy atentatorë hodhën veten në erë pranë një stacioni policie në juglindje të Afganistanit.
Të paktën katër policë humbën jetën. Dhjetëra njerëz u plagosën nga bomba që shpërtheu pranë stacionit të policisë në provincën Paktika. Talibanët morën përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.
Natën e kaluar trupat afgane dhe ato të NATO-s vranë gjatë një sulmi ushtarak në lindje të Afganistanit të paktën 16 rebelë.
Atentatet e sotme janë një shenjë hakmarrje e operacioneve që janë ndërrmarë ditët e fundit nga forcat e Aleancës së Atlantikut Verior.
NOA