Prishtinë, 27 nëntor, NOA - Në kuadër të zgjerimit të rrjetit të Lëvizjes Vetëvendosje!, këshillat për Zhvillimin e Qendrave të Lëvizjes mbajtën 20 tubime anekënd Kosovës, si në Malishevë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Pejë, Klinë, Shtime, Dardanë, Lipjan Viti si dhe në Therandë.
Para të pranishmëve si në Terpezë e po ashtu edhe në Lladroc folën aktivistët, Gani Krasniqi, Visar Ymeri, Afrim Hoti si dhe Behare Sahitaj, duke pohuar se Vetëvendosje! ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, mirëpo jo si zëvendësim i metodave të më pashme të veprimit të saj, por si shtim i një metode me synim të njëjtë.
Ndërsa programin politik të Lëvizjes për zhvillim dhe shtetndërtim “Bashkë është e mundshme” e ka shpalosur aktivisti Visar Ymeri.
Qytetarët si në çdo tubim të Lëvizjes, patën mundësi që të bashkëbisedojnë në mënyrë të hapur me aktivistët, dukë ardhur në përfundim se vetëm organizimi i fuqishëm mund t’i sjellë ndryshimet e nevojshme në të mirë të qytetarëve.
Nga ana e tij, Albin Kurti duke e shpalosur programin politik të Lëvizjes ndër të tjera tha se të gjithë atyre njerëzve dhe figurave publike që mund të vërtetohet se janë pasuruar në kundërshtim me ligjin ajo pasuri duhet t’u konfiskohet.
Albin Kurti foli edhe për rëndësinë e sovranitetit duke thënë se “Pavarësia është vetëm formale.
“Kosova bëhet funksionale vetëm atëherë kur të bëhet tamam shtet sovran”, tha ai.
Ndërsa në tubimin e dytë, Albin Kurti u tha qytetarëve se politikat e gabuara dhe të dëmshme të qeverive të kaluara kanë pamundësuar zhvillimin ekonomik dhe për pasojë kanë mohuar të drejtën elementare të njeriut për punë. Gjatë debatit me qytetarët ua arrit përfundimi se vetëm organizimi i të pakënaqurve mund ta parandaloi dëshpërimin kolektiv dhe të kthehet shpresa dhe fuqia për realizimin e programit të Lëvizjes Vetëvendosje!.
n.e/NOA