Uashington, 27 nëntor, NOA - Rreth 100.000 dokumente të reja sekrete, këtë herë që hedhin dritë me fakte të reja mbi punën e rreth 300 ambasadave amerikane në mbarë botën, kryesisht në Evropë, është surpriza e radhës që faqja Wikileaks pritet të publikojë së shpejti.
Ky lajm duket se nuk ka kaluar pa ndikim në qeverinë amerikane, e cila paraqitet e shqetësuar në dukje me atë që mund të shfaqet në këtë faqe interneti.
Botimi i dokumenteve për ministrinë e Jashtme Amerikane, duket se i ka tronditur shumë korridoret e Uashingtonit, të cilët kanë pohuar se ky është një akt “i papërgjegjshëm”.
Por e keqja më e madhe sipas Pentagonit, ekziston në faktin se dokumentet e ardhshme do të mund të lexohen jo vetëm në faqen "Wikileaks", por edhe në gazetat "Der Spiegel", "New York Times" dhe "Guardian"; të cilat kanë bashkëpunuar edhe me rastin e botimit të rreth 400.000 dokumentave të ndryshme për luftën në Irak, sivjet në qershor.
n.e/NOA