Tiranë, 28 nëntor, NOA – Drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë reaguar sot për akuzat që janë bërë nga deputetët e Partisë Socialiste, për fshehje të pasurisë dhe mungesë dokumentacioni në blerjen e godinës së partisë.
Anëtari i Këshillit Kombëtar Drejtues (KDK) të LSI-së, Muharrem Berisha, në cilësinë e pronarit të objektit ku ndodhen zyrat qendrore të LSI-së, i ka cilësuar deklaratat e deputetëve të PS-së si mashtrime.
Muharrem Berisha dha detaje mbi kontratën e firmosur mes tij dhe Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së disa vite më parë, ku sanksionohen dhe detyrimet në bazë të ligjeve në fuqi, për dhënien me qera të objektit.
Pak ditë më parë deputeti Eduard Shalsi deklaroi se blerja e godinës së LSI-së është bërë në mënyrë abuzive.
Shalsi la të kuptohet se paratë për blerjen e kësaj godine janë përfituar në mënyrë të paligjshme.
a.k/NOA (Vijon..)