English

Kriza ekonomike, Irlanda në protesta kundër planeve për kursime

Dublin (Irlandë), 28 nëntor, NOA - Në Dublin demonstruan mijëra njerëz kundër programit të qeverisë irlandeze për kursime.

Lidhja më e madhe sindikaliste irlandeze ICTU kish bërë thirrje për protesta, të cilat u zhvilluan në mënyrë paqësore.

Qeveria e kryeministrit Brian Cowen dëshiron që gjatë katër viteve të ardhshme të kursejë gjithsej 15 miliardë euro.

Programi i kursimeve konsiderohet si bazë e rëndësishme për ndihmat ndërkombëtare në shumë prej 85 miliardë eurosh, të cilat Irlanda i ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

NOA/DV
KOMENTE