Shkup, 28 nëntor, NOA - Lëvizja Qytetare Zgjohu do të kremtojë festën e Pavarësisë me një formë të protestës para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë.
Sipas kësaj shoqate, në mbrëmje, me rastin e Ditës së Flamurit, organizohet koncert ku janë të ftuar qytetarët në festimin e Ditës së Flamurit dhe me flamuj kombëtar, të NATO dhe të BE.
Sipas drejtuesve të Zgjohu protesta është dhe demonstrim i vullnetin e palëkundur të shqiptarëve për t'iu bashkangjitur flamurit tonë kombëtar në Bruksel dhe të tjerëve nëpërmjet integrimit në NATO dhe në BE.
NOA/INA