English

Presidenti: Projektin e Pavarësisë e përmbyll integrimi në BE

Tiranë, 28 nëntor, NOA – Pas këndimit të Himnit Kombëtar, Presidenti i Republikës, Bamir Topi çeli në këto momente në Pallatin e Brigadave pritjen zyrtare për festën Kombëtare të 98 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku në bash të vendit qëndronin bashkë si Presidenti edhe kryeministri Sali Berisha, dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Duke uruar të gjithë bashkëkombasit për festën e përjetësimit të kombit, se “Sot pas gati 100 vitesh kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, hapësira mbarëshqiptare është më e paqtë se dikur, pasi ata janë me dy demokraci dhe dy shtete në Ballkan, duke dëshmuar faktin se e drejta mund të vonojë por nuk harrohet”.

Në një ditë të rëndësishme si kjo, kur kreu i shtetit uroi njëherësh edhe ditën e çlirimit nga okupatorët nazifashistë në vitin 1944, ai theksoi se 28 nëntori është dita kur vjen në kujtesë historia e Shqipërisë dhe fitorja e Pavarësisë e ardhur vonë nga rrethanat historike, që nuk e zbehën dot kurrë këtë fitore.

“Vonesa nuk do të thotë gjithmonë prapambetje pasi pas saj qëndron rëndësia e një akti të madh, themelimi i shtetit shqiptar”, vlerësoi presidenti.

Sipas kryetarit të shtetit, në 1912-ën, Shqipëria nuk zgjidhi të gjitha hallet e shqiptarëve, por bëri që Shqipëria të njihej në të gjithë Evropën, një projekt për të cilin patriotëve tanë iu deshën plot 100 vjet.

Topi tha se ky projekt do të përmbyllet me integrimin në Evropë.

Një vlerësim të veçantë presidenti ia dedikoi atyre që nisën këtë projekt të Pavarësisë, si heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti dhe princërit shqiptarë.

“Etërit themelues të shtetit shqiptar zgjodhën rishtas 28 nëntorin për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912, një projekt i rëndësishëm për paqen e sigurinë në Ballkan”, tha presidenti, duke theksuar se tashmë shqiptarët po trokasin në dyert e Evropës.Vijon...

mit/NOA
KOMENTE