Prishtinë, 28 nëntor, NOA - Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RROSH) organizon aktivitete për shënimin e festës kombëtare, Ditës së Flamurit. Drejtuesit e RROSH njoftojnë se sot më 28 nëntor nga 12.00 deri në 13.30 në Hotelin Grand mbahet konferenca me temën “Shqiptarët në shekullin XXI”. Folës në këtë konferencë do të jenë:
Dr. Hysamedin Feraj, Drejtues i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës, Akademik Esat Stavileci studiues i Jurisprudencës, Dr. Elvis Hoxha Lektor i Filozofisë Politike dhe Dr. Besnik Pula Sociolog.
Gjithashtu ROSH do të organizojë koncertin “Rock për Bashkim” në sallën 1 Tetori në Prishtinë. Koncertin do të hapet nga Drenusha Xhemajli, ndërkaq fjalë rastit do ta mbajë ish- ambasadori amerikan në Prishtinë William Walker.
Në koncert këndojnë: Bojken Lako, Jericho, Bim Bimma, The Freelancers, The Glasses.
a.k/NOA