Tiranë, 28 nëntor, NOA – Kanë nisur në orën 10:00 ceremonitë zyrtare shtetërore për 98-vjetorin e Pavarësisë. Festa e Pavarësisë ka bashkuar drejtuesit me të lartë të vendit në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Presidenti Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha dhe ministra të kabinetit, Arben Imami dhe Lulzim Basha kanë vendosur lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.
Ndërkohë që si çdo vit e majta dhe e djathta nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ceremonialin e Festës së Pavarësisë dhe asaj të Çlirimit. Në ceremoninë e zhvilluar mungonin përfaqësues të opozitës, por edhe aleati i PD-së, Ilir Meta.
Përfaqësuesit e së djathtës kanë festuar në të njëjtën ditë Festën e Pavarësisë dhe atë të Çlirimit të Vendit. Në deklarata e tyre, Topi e Berisha, përmendën bashkë me datën e themelimit të shtetit edhe luftën anti-fashiste.
a.k/NOA