English

Vetëvendosja: S’rreshtim, Kosova në 28 nëntor, vetëm me flamuj kombëtar

Lipjan, 28 nëntor, NOA – Në festën Kombëtare të Pavarësisë, që përkujton 98 vjetorin e shpalljes së saj në 28 nëntor të vitit 1912, ku morën pjesë edhe delegacioni i ardhur nga viset shqiptare të Kosovës, gjatë hapjes së flamurit kuq-e zi, nga anëtarë të lëvizjes Vetëvendosja në qytetin e Lipjanit në Kosovë, në vend të flamurit që Kosova ka vendosur të ketë pas shpalljes më vete të saj, në shkurtin e 2008-ës, policia e Kosovës arrestoi tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja, vetëm se ata po i ndërronin flamujt e Ahtisaarit me flamuj kombetarë.

Aktivistët e arrestuar sipas një deklarate të kësaj lëvizjeje janë Nderim Matoshi, Astrit Fazliu dhe Qëndrim Kastrati.

Të lartëpërmendurit u arrestuan nga dy policë civilë serbë, shumë afër stacionit policor dhe për momentin akoma janë nën arrest.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17.40 minuta.

Lëvizja Vetëvendosje, e konsideron flamurin e ashtuquajtur të “Kosovës”, flamur të kontrabanduar dhe të imponuar, për të cilin nuk është pyetur populli asnjëherë, andaj edhe nuk është i tij.

Prandaj ky aksion i nisur i Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë, në mënyrë që gjatë festës kombëtare, Ditës së Flamurit, pra 28 nëntorit, Kosova të jetë e dekoruar vetëm me flamuj kombëtarë.

mit/NOA
KOMENTE