English

Wikileaks: Berluskoni zëri i Putin në Evropë, Arabia Saudite ka kërkuar të sulmojë Iranin

Tiranë, 28 Nëntor 2010 NOA - Edicioni online El Pais ka filluar publikimin e përmbajtjes së dokumenteve të diplomacisë amerikane të marra nga Wikileaks, të mbuluar me fotot e shtatë udhëheqësve të botës, duke përfshirë edhe Silvio Berluskonin me një citim për këtë të fundit: “Festat e egra të Berluskonit kanë ngjallur një mosbesim të thellë të Uashingtonit”.

Gjithashtu bëhet e ditur se ekzistojnë marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta në mes Vladimir Putin dhe kryeministrit italian Silvio Berluskoni:

“Berluskoni duket të jetë zëdhënësi për Putin në Evropë”. Kështu raporton New York Times.

Diplomatët e SHBA-së kanë përshkruar në 2009 marrëdhëniet midis Italisë dhe Rusisë.

Në shtetin fqinjë, Itali të vazhdojnë zërat në lidhje me përmbajtjen e mundshme të dokumenteve që do të zbulohen sonte dhe që mund të përfshijnë zyrtarët e qeverisë.

Sipas El Pais, diplomacia amerikane nuk ka treguar një respekt të madh edhe për Presidentin francez Nicolas Sarkozy.

Ndërsa gazeta britanike "The Guardian", në lidhje me dokumentet e paraqitura nga Wikileaks raporton se aleatët arabë të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht Arabia Saudite ka kërkuar të sulmojë Iranin për të bllokuar programin bërthamor të tij.

Shtëpia e Bardhë dënon ashpër deklarimin e paautorizuar të dokumenteve dhe informacioneve të ndjeshme që cenojnë sigurinë kombëtare''. Kjo u tha nga zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, duke iu referuar publikimit të dokumenteve të Wikileaks.

Lexoni këtu, detaje si Wikileaks po publikon dokumente që lidhen edhe me Shqipërinë

k.a/NOA

KOMENTE