Prishtinë, 28 nëntor - Kryeministri në largim i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Sindikatën e Shërbyesve Civil të Kosovës, e cila parasheh rritjen e pagave për 30 për qind, ku hyn shitja dhe transporti.
Memorandumi pritet të implementohet nga data 1 janar 2011. Me këtë rast, kreu i qeverisë në dorëheqje është zotuar se në mandatin e ardhshëm katërvjeçar si prioritet do të jetë avancimi i statusit të shërbyesve civil, me theks të veçantë përmirësimi i pozitës materiale.
"Gjithashtu do të zotohemi me qëllim të përmirësimit të kushteve të shërbyesve civil që për vitin buxhetor 2011 do të rriten pagat e gjithë shërbyesve civil të të gjithë shërbyesve civil të Kosovës nga janari i viti të ardhshëm për 30 për qind, pra duke filluar nga janari i viti të ardhshëm. Kjo është edhe zotim dhe vendim në të njëjtën kohë zotohemi se në këtë memorandum do të përfshijmë edhe transportin e gjithë shërbyesve civil të implementojmë. Ky memorandum hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit", ka thënë Thaçi.
NOA