Zyrih, 28 Nëntor 2010 NOA - Zviceranët kanë votuar sot në masën 52,9%, për një nga ligjet më të ashpra për të huajt në Evropë. Sipas televizionit zviceran shumica ka votuar pro projektligjit, i cili do të lejonte që të huajt kriminelë të mund të dëboheshin menjëherë nga Zvicra pas dënimit të tyre.
Arsye për dëbim mund të jenë sipas këtij ligji, përveç krimeve kapitale edhe përfitimi i ndihmës sociale përmes mashtrimit. Iniciativa për këtë ligj erdhi nga partia konservatore, Partia Popullore Zvicerane (SVP).
Kryetari i kësaj partie Toni Brunner është shprehur se rreth 70-80% e të burgosurve në burgjet zvicerane janë të huaj, dhe me qëllim që të rrisim sigurinë në Zvicër, partia popullore synon dëbimin e kriminelëve në të ardhmen.
Radio Dojçe Vele thotë se pas këtij rezultati pritet të anulohet edhe kundërpropozimi, që parashikon verifikime ligjore të mëtejshme të rastit përkatës, siç është e zakonshme në vendet e BE-së si Gjermania.
Prej shume ditesh, ekstremistet e Partise Popullore kishin nisur nje fushate te eger antiemigrante duke fyer rende myslimanet dhe shqiptaret. Lexoni ketu me shume hollesi dhe shikoni videolajmin