English

16 djemtë e kampionatit Red Bull BC One pushtuan kryeqytetin e Japonisë

Tokio, 29 nëntor, NOA Update – Kampionati botëror i kërcimit breakdance i organizuar nga kompania Red Bull, në titullin Red Bull BC One 2010, me të 16-të B-Boys (kërcimtarët breackdance) nga e gjithë bota pushtuan stadiumin Yoyogi në qendër të Tokios.

Me lëvizjet e tyre ata realizuan një shfaqje madhështore, ku braziliani Neguin, nga ekipi Tsunami All Stars, u zgjodh “Nr 1”.

Konkurrentët e rrymës breakdance duhet të bindnin pesë anëtarët e jurisë, ndër të cilët ishte edhe dy-herë kampioni Lilou dhe legjendari Ken Sëift.

Ishte shumë e vështirë për të marrë vendimin.

Pas konkurrimeve në Biel, Berlin, Sao Paulo, Capetoën, Paris dhe Nju Jork, niveli i konkurrimit ishte shumë më i lartë në edicionin e shtatë të këtij konkursi.

“Ne jemi të gjithë fitues. Ne kërcejmë me gjithë shpirt”, u shpreh braziliani Neguin

Ai u vlerësua me këto fjalë nga anëtarët e jurisë: “Neguin ishte i talentuar dhe shumë këmbëngulës”.

Më shumë se 3.000 njerëz u ngritën të gjithë në këmbë kur legjenda e rrokut Nju Jorkez, Big Daddy Kane, filloi të këndonte, duke mbajtur ritmin e Dj japonez.

Pas fitores, Neguin i emocionuar shprehu mirënjohjen për fansat e tij japonezë duke thënë se “Fansat japonezë më dhanë shumë frymëzim”.

Duke ngritur trofeun dhe duke përqafuar kundërshtarin e tij, Neguin tha me zë të lartë: “Ne jemi të gjithë fitues!”

i.ll/mit/NOA
KOMENTE