English

29 Nëntori/ Të majtët përkujtojnë sot të rënët e Luftës, edhe LSI sot në homazhe

Tiranë, 29 Nëntor, NOA – Dita e sotme, 29 Nëntori, sjell në vëmendje të së majtës shqiptare, të rënët gjatë Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare, pasi e djathta i kreu dje homazhet ndaj tyre.

Kjo ndasi mes dy kampeve politike për këtë ditë, duket se nuk është shuar as edhe këtë vit, ku krerët e mazhorancës dje i pamë të kryenin homazhe ndaj të rënëve në luftë, kurse sot pritet që një gjë të tillë ta bëjnë rivalët e tyre politikë, në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.

Ndërkaq, sot do të zhvillohet edhe "Nata e Bardhë", e cila organizohet nga Bashkia e Tiranës përmes aktiviteteve dhe koncerteve të shumta, eveniment ky që prej 7 vitesh po pushton kryeqytetin natën e 29 Nëntorit.

Nga ana tjetër, bëhet me dije paraprakisht se edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, megjithëse pjesë e koalicionit qeveritar të djathtë prej mëse një viti, do t’i bashkohet së majtës sot për të përkujtuar të rënët në luftë, edhe pse e ndarë në ceremonitë e homazheve.

Pritet që kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, njëherësh edhe zv/kryeministër, në respekt të të rënëve në luftë për çlirimin e vendit do të vendosë një kurorë me lule në emër të LSI-së pranë monumentit "Nënë Shqipëri", rreth orës 09:30.

Ndërsa vetëm një orë më pas, aty do të jenë të pranishëm krerët e Partisë Socialiste...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE