Tiranë, 29 nëntor, NOA – Shqipëria dhe Siria do të intensifikojnë më tepër marrëdhëniet mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm Haxhinasto i ka konfirmuar ambasadores së Sirisë në Shqipëri, rezidente në Athinë, Houda Al- Houmsi, gatishmërinë për të shtuar më tej bashkëpunimin. .
Haxhinasto ka nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve që janë në proces, si ato të bashkëpunimit ekonomik, kulturor, arsimor, si dhe forcimit të bashkëpunimit në kuadrin e organizatave ndërkombëtare.
Kreu i diplomacisë shqiptare shtroi nevojën e nxitjes së kontakteve ndërmjet komuniteteve të bizneseve të të dy vendeve dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta në këtë drejtim.
Nga ana e saj Ambasadorja siriane shprehu vullnetin e plotë të qeverisë siriane për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Al- Houmsi i transmetoi Haxhinastos ftesën e Ministrit të Jashtëm sirian për të vizituar Republikën Arabe të Sirisë në një kohë të përshtatshme.
a.k./NOA