English

Lunacek: Nuk ka datë të saktë për heqjen e vizave me Kosovën

Prishtinë, 29 nëntor, NOA - Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetja Ulrike Lunacek, ka deklaruar se nuk ka ndonjë datë të sakët se kur do të mund të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.

Mediat kosovare raportojnë se Luinacek ka thënë se ndihet e befasuar nga deklarimet e kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, se një gjë e tillë do të bëhet brenda 15 muajve. Megjithatë Lunacek ka shtuar se kosovarët mund të shpresojnë për një gjë të tillë.

Këto komente ajo i ka bërë sot pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin, me të cilin ka diskutuar edhe për zgjedhjet e 12 dhjetorit, ku është njoftuar se Parlamenti Evropian do të dërgojë 7 përfaqësues, të cilët do t’i monitorojnë zgjedhjet.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka thënë se në fund të vitit 2011 pritet që Kosova t’i përmbushë të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

Rexhepi ka thënë se mund të ndodhë që brenda 3 muajve të parë të vitit 2012 të ketë liberalizim, edhe pse ai tha se gjasat më të mëdha janë për fundin e 2012-ës.

NOA

KOMENTE