English

“Nata e Bardhë”, Bashkia hap dyert për qytetarët

Tiranë, 29 nëntor, NOA – Sikundër ndodhi edhe në vitet paraardhës edhe sot në edicionin e shtatë të festimeve të Natës së Bardhë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka hapur në mbrëmje dyert e Bashkisë së kryeqytetit për qytetarët e Tiranës, që ata të vizitojnë mjediset e saj, por edhe si një mundësi që ata që dëshirojnë të bëjnë foto me shefin e bashkisë.

Sikundër edhe në vitet e mëparshëm kryebashkiaku Rama i ka ftuar qytetarët të festojnë Natën e Bardhë, këtë festë traditë që përkon dhe përkujton Festen e Çlirimit, përmes organizimit të aktiviteteve të shumta që nisën nga pasditja e për t’u përmbyllur në orët e vona pas mesnatës.

Edhe gjatë Natës së Bardhë të këtij viti motoja "Përqafomë" do të jetë refreni i të rinjve në rrugët e Tiranës, të cilët i afrohen kujtdo me një përqafim shoqëror.

Gjatë vizitave në bashki qytetarët shohin nga afër zyrën e kryebashkiakut Rama dhe sallën e Këshillit bashkiak.

mit/NOA
KOMENTE