English

Obama vazhdon kurimin pasi u plagos në një ndeshje basketboll

SHBA, 30 nëntor NOA - Presidenti i SHBA-së, Barack Obama i është nënshtruar 12 qepjeve në buzë dhe kjo pasi ka marrë një goditje me bërryl duke luajtur basketboll kurse kurimi vazhdon pa probleme.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, u shpreh se ky ishte thjesht një incident normal gjatë një loje.

“Presidenti u godit pa dashje me bërryl nga një kundërshtar gjatë një lojë të luajtur me disa miq”, - tha Gibbs.

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se për të realizua qepjen është përdorur një pe më i hollë se sa ato që përdoren zakonisht, për shkak të së cilit është e nevojshme të rriten numri i pikave të qepjes.

r.b/NOA

KOMENTE