Tiranë, 29 Nëntor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme festimet e djeshme të 28 Nëntorit, ku mazhoranca përkujtoi me rastin e kësaj dite edhe të rënët e kombit, ndërsa e majta jo. Ato paraqesin në kuadër të këtyre festimeve, edhe deklaratën e bërë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave. Sikundër gazetat paraqesin dhe variantin përfundimtar të vrasjes së taksistit nga Devolli, duke e zbardhur atë si ka ndodhur në të vërtetë; por edhe dokumentat sekrete tw faqes Vikileaks për Shqipërinë.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “1780 dokumente sekrete për Shqipërinë”, i cili citon të gjitha dokumentat e parashikuara të dalin në dritë nga faqja e internetit Vikileaks për Shqipërinë.
“29 Nëntori, LSI e majtë vetëm për një ditë””, është një artikull që citon qëndrimin e bashkuar të PS dhe LSI, vetëm një ditë të vitit, atë të 29 Nëntorit.
“Reportazh/ Turistët shqiptarë, të etur për seks dhe drogë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Ndërkaq, në rubrikën ‘sociale’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Pedofili në tekstin e Gjuhës së klasës III”.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Zbulohet trupi/ Gjendet i vrarë taksisti, zbulohen 2 autorët”, i cili tregon detajet e vrasjes së taksistit nga Korça, pasi është gjetur trupi i tij.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Arta Dade: Delegacionet e PS me jashtë, po bëhen të mbyllura/ Në Asamble, njerëz pa kontribute”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Vikileaks / Publikohen dokumentat sekrete, ja ato për Shqipërinë”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Vikileaks/ 822 file për Shqipërinë”, i cili tregon detaje nga dokumentat sekrete të parashikuara për t’u publikuar mbi Shqipërinë.
“Agron Llakaj/ Askush nuk mund të më trajtojë apo shikojë si një pronë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar një interviste të dhënë nga ish-moderatori i “Portokallisë”.
Ndërsa në një artikull tjetër të veçantë në këtë të përditshme, do të lexoni edhe atë me titull “Babai i Enrieta Abdylit: Kemi prova të reja për vrasjen e vajzës sonë”.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Oketa: Kriza e parlamentit ka bllokuar institucionet”, i cili tregon intervistën e dhënë nga deputeti Gazmend Oketa, me kritikat ndaj ngërçit politik në vend.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Frika nga taksat, shqiptarët fshehin pronat”.
Ndërsa çështja e 28-29 Nëntorit, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Edukatoret e kopshteve/ Flamuri, i kuq nga gjaku i partizanëve”.
“Ekzekutimi në Tiranë, hasmëria lindi në Holandë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 27 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
n.e/NOA