English

Pretendon të jetë pronarja e diellit: Qytetarët e botës duhet të më paguajnë taksën

Spanjë, 30 Nëntor 2010, NOA - Angeles Duran, një grua nga Galicia në Spanjë, pretendon të jetë pronarja e diellit dhe për këtë arsye ka ndërmend ti kërkojë të paguajnë një tarifë të gjithëve qytetarëve të botës që përdorin rrezet e tij.

Kjo i është dukur absurde edhe noterit të gruas që mbeti shumë i habitur nga kërkesa e saj. Në fakt Angeles ka hapur një çështje gjyqësore ku kërkon të drejtat si “pronare” e diellit.

Ekziston një traktat i nënshkruar nga pothuajse të gjitha shtetet e botës që thotë se asnjë vend nuk mund të pretendojë të drejtën për të marrë përsipër një planet në sistemin tonë diellor, por kjo marrëveshje nuk thotë gjë në lidhje me individët.

Gruaja e bindur se është pronarja e diellit ka takuar tashmë me Ministrin spanjoll të Industrisë dhe shpjegoi se si ajo ka ndërmend tu kërkojë njerëzve taksë për shfrytëzimin e diellit dhe se kjo nuk është aspak ofenduese.

"Nëse është e mundur për të paguar taksat e një lumi, pse kjo duhet të jetë e gabuar për diellin", thotë Duran.

Angeles i ka ofruar shtetit spanjoll deri në 50% të parave të mbledhura, ndërsa pjesa e mbetur 50% do të ndahet si vijon:

20% për pensionet minimale, 10 % për hulumtime dhe 10% për të uriturit në botë.

Ndërsa vetë gruaja thekson se do të marrë vetem 10% të shumës totale.

a.e./NOA

KOMENTE