English

Publikimet e Wikileaks, Klinton: Sulm jo vetëm ndaj SHBA-ve

Washington, 29 nëntor, NOA – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka reaguar sot ndaj publikimit të rreth 250 mijë dokumenteve sekrete diplomatike, korrespondenca të departamentit të Shtetit dhe përfaqësive diplomatike në vende të ndryshme të botës, duke deklaruar se ky sulm i faqes Wikileaks nuk është një sulm vetëm ndaj SHBA-ve, por ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar.

“SHBA është tejet e zhgënjyer nga ky publikim është shprehur sekretarja amerikane, duke garantuar se kjo gjë nuk do të ndodhë më.

Ajo theksoi se Publikimi i këtyre dokumenteve të rezervuara cenon paqen në mbarë botën.

Po, kështu edhe zëdhënësi i presidentit Obama, Robert Gibbs gjatë një konference për shtyp deklaroi se ky është një krim i rëndë pikësëpari, andaj tha ai, nuk besoj se do të dilte njeri që nuk do të shqetësohej për këtë.

Në këtë kontekst, Gibbs tha se nuk beson se nga publikimi do të ketë pasoja në ruajtjen e sigurisë, duke shtuar se SHBA-të do të marrin masa për mospublikimin e dosjeve të reja që priten të hidhen në internet nga Wikileaks.

Nga dokumentet e publikuara ku evidentohet mendimi i Washingtonit për çështje delikate të politikës e sigurisë ndërkombëtare, plot 15.652 klasifikohen si sekrete, 101.748 konfidenciale ndërsa 133.887 janë të paklasifikuara.

Vijon...

mit/NOA
KOMENTE