Tiranë, 29 Nëntor, NOA – “29 Nëntori, një festë e lavdishme. Le të shpresojmë se e nesërmja do të sjellë shumëçka ka mbetur pa realizuar nga ëndrrat dhe aspiratat e atyre që prehen në këtë varrezë të “Dëshmorëve të Kombit”, në një Shqipëri që sot gjendet në një krizë të thellë”.
Kështu është shprehur kryesocialisti Edi Rama, para gazetarëve, menjëherë sapo ka kryer homazhet në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, me rastin e ditës së 29 Nëntorit, e cila për të majtët sinjifikon atë të çlirimit të vendit.
Më tej, ai ka përmendur faktin se Shqipërisë i është refuzuar statusi i kandidatit për të qenë anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
“Dëshiroj të kujtoj se në këtë varrezë prehen dëshmorë të kombit, por edhe policë që janë vrarë me uniformën e shtetit, dhe për ata detyrimi ynë dhe i shoqërisë sonë është i madh”, tha ndër të tjera Rama.
Duke kujtuar se të gjithë së bashku, duhet të çojmë para punët e këtij vendi dhe këtij shteti, për një të nesërme, e cila nuk ka asnjë arsye, sipas tij, që të mos përmbushë ëndrrën e vjetër evropiane.
n.e/NOA