Tokio, Japoni, 29 Nëntor 2010 NOA/ Rid Bulku - 16 B-Boys nga e gjithë bota pushtuan stadiumin Yoyogi në qendër të Tokios më 27 nëntor.
Me lëvizjet e tyre ata realizuan një shfaqje madhështore, ku braziliani Neguin, nga ekipi Tsunami All Stars, u zgjodh “Nr 1”.
Konkurrentët e rrymës breakdance duhet të bindnin pesë anëtarët e jurisë, ndër të cilët ishte edhe dy-herë kampioni Lilou dhe legjendari Ken Swift.
Ishte shumë e vështirë për të marrë vendimin. Pas konkurrimeve në Biel, Berlin, Sao Paulo, Capetown, Paris dhe Nju Jork, niveli i konkurrimit ishte shumë më i lartë në edicionin e shtatë të këtij konkursi.
“Ne jemi të gjithë fitues. Ne kërcejmë me gjithë shpirt!”, ka deklaruar Neguin. “Fansat japonezë më dhanë shumë frymëzim” tha Neguin pas fitores.
“Neguin ishte i talentuar dhe shumë këmbëngulës” – u shprehën anëtarët e jurisë.
Më shumë se 3.000 njerëz u ngritën të gjithë në këmbë kur legjenda e rrokut Nju Jorkez, Big Daddy Kane, filloi të këndonte, duke mbajtur ritmin e Dj japonez.
Duke ngritur trofeun dhe duke përqafuar kundërshtarin e tij, Neguin tha me zë të lartë: “Ne jemi të gjithë fitues!”
{youtube}wXja5y0nBu4{/youtube}
{youtube}iB-QE_CfKlc{/youtube}
SHIKONI TE GJITHA FOTOT TE GALERIA